Gazetari “masakron” Calhanoglu: Luan me dy porta, hiqeni! De Paul? Mos e quani të pamundur, po ju them diçka…

Gazetari i njohur Franco Ordine, në editorialin e tij, ka shpjeguar disa situata merkatoje te Milani dhe ka zbuluar se shifra që Raiola është duke marrë për lëvizjen Donnarumma-PSG është gati 25 mln euro komision!


“Duket çmenduri, por me Leonardo nuk ka çmenduri! Kështu kam dëgjuar nga Parisi…”

Sakaq, ai u ndal edhe te çështja Calhanoglu: “Nuk e kuptoj për çfarë presim?! Klubi i ka bërë ofertën prej kohësh dhe është mbi tavolinë. Ai e ka injoruar dhe tani që sheh që ofertat për të janë thuajse zero nga klubet e tjera, po ndërron mendje.

Atëherë, të isha si Maldini do ta lija këtë muhabet dhe do t’i thoja mirupafshim. Madje, në qarkullim ka më të mirë. Po ju flas për De Paul.

Ju duket si diçka e pamundur, por kujdes sepse Udinese ka nevojë për para dhe nëse ofertat e duhura nuk mbërrijnë edhe për disa kohë, në fund do të kënaqet edhe me më pak nga sa kërkon.

Milani e ka shansin ta marrë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu