Gazetari Mario Sconcerti mbi grupin e Milanit: Ekuilibër i errët sepse…

Mario Sconcerti foli me mikrofonat e Corriere della Sera mbi për shortin për grupet e Ligës së Kampionëve. Ky është komenti i tij për Milanin:

“Shorti më i keq shkoi për Milanin, por mund të themi se ishte e keqe për kundërshtarët e tij mbi të gjitha sepse ata zgjodhën ekipin më të forte të vazos së fundit.

Liverpool nuk ka bere merkato, ata përfunduan të tretët në Premier League me vetëm 69 pikë dhe u kthye në Ligën e Kampionëve falë dy humbjeve të papritura nga Chelsea dhe Leicester.

Tani kryeson me dy fitore në dy ndeshje. Atletico është kampioni spanjoll dhe ka marrë De Paul, mesfushorin më të fortë të merkatos dhe Serie A. Ai është ndoshta kundërshtari më i ashpër i Liverpoolit.

Ekipi i fundit në grup ishte Porto, që eliminoi Juven dhe arriti në çerekfinale disa muaj më parë. Ndoshta kjo është ajo që e krijon idenë e ekuilibrit të errët të grupit “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu