Gjatë ditës së sotme është folur për mundësinë e kalimit të Diego Costës në Milano.
Rreth kësaj hipoteze, Carlo Pellegatti, ka ndërhyrë në mikrofonët e ‘Radio 24’ dhe ka thënë mendimin e tij.
“Nuk e besoj as i vdekur, është e kundërta e filozofisë së Elliott.
Më përpara marrin një 19 vjeçar që më pas bën një vrimë në ujë.
Milani megjithatë po punon për një alternativë për Ibrahimovic, nuk do të gjendet i papërgatitur”, shprehet gazetari Pellegatti./milanclubalbania.al/