Gazetari i Sky Sport zbulon rrogën “faraonike” që kërkon Calhanoglu: Kam frikë se ikën falas…

Gazetari Manuele Baiocchini, i cili foli për Sky Sport 24, tregoi më të fundit për negociatat midis Milanit dhe Calhanoglu për rinovimin:

“Në këtë moment Calhanoglu ka një kontratë që është tashmë mjaft e lartë, por për atë që po bën ai ka kërkuar shifra shumë të rëndësishme, nga ajo që dimë është 7 milion euro kërkesa, ndërsa oferta e Milanit është 3 milion e gjysmë.

Nëse këto janë kushtet, distanca është e madhe dhe sot është shumë e vështirë të rinovosh, duke pasur parasysh se ka klube të mëdha ka në dritare: Atletico Madrid, Juventus, Manchester United.

Ai është një mesfushor modern sulmues i cili është joshës për shumë dhe qartë që Milani do të donte ta mbante edhe atë, por jo mbi këtë bazë.

Nëse bashkohen mirë, përndryshe ndoshta do të largohet falas në verë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu