Gazetari i Sky Sport: “Në Milanello ka zhgënjim. Ndaj Cagliari nuk pati mendjemadhësi por frikë! Megjithatë…

Peppe Di Stefano, korrespodent i Sky në Milanello, gjatë transmetimit ‘Il Calcio è Servito’, bëri sot një analizë më të detajuar:

“Më 22 Dhjetor 2019, Milani i Pioli mori 5 shuplaka në Bergamo kundër Atalanta dhe ndoshta nëse do t’u kishin thënë kuqezinjve atë ditë se do të luanin për pjesëmarrjen në Champions 1 vit e gjysmë më vonë kundër ekipit bluzi, Milani do të kishte nënshkruar…”.

“Në mes, kishte pak ekuilibër si nga ana e atyre që e tregonin, ashtu edhe nga fusha.

Milani ishte gjithmonë i pari në pjesën e parë të kampionatit, por më pas kishte disa shembje me reagime të ndryshme. Sot në Milanello zhgënjimi është i madh, sepse dje kishte frikë kundër Cagliari, nuk është çështje kokëfortësie.

Milani nuk ka pësuar gol 4 ndeshje radhazi me një portier, përtej të ardhmes së tij, të jashtëzakonshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu