Gazetari i Sky Sport: Milani beson te Scudetto dhe bën mirë! Shihet lart dhe jo poshtë. Pioli dhe Bennacer…

Duke folur në Sky Sport, Manuele Baiocchini, gazetari i njohur, u ndal te Milani dhe besimi ende te Scudetto, edhe pse Interi është 6 pikë larg dhe me një ndeshje më pak:

“Ata besojnë, përgjigjet e Piolit sot ishin të bindura dhe jo sipërfaqësore.

Të njëjtat deklarata erdhën edhe nga Bennacer, por edhe nga të tjerët!

Milani beson te Scudetto dhe bën shumë mirë! Nuk ka asgjë të keqe të synosh gjithmonë për lart sepse do të thotë të nisësh të bindesh për forcën tënde.

Mos harrojmë që dolën nga Europa League dhe Coppa Italia ndaj Pioli dhe të tijtë kanë vetëm kampionatin për të shpenzuar të gjitha energjitë”.

“30 pikë? Besimi i tyre është për t’i bërë! Janë 10 ndeshje, 10 fitore. Do të provojnë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu