Gazetari i Sky nga Milanello: “Kam mësuar se si po e përgatit Pioli transfertën në Bergamo”

Emanuele Baiocchini, korrespodent i Sky, foli për Milanin direkt nga Casa Milan.

Kjo javë ka qenë përgatitje në kuadër të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

“Atalanta është një nga skuadrat më në formë të momentit dhe nëse Milani nuk hyn në Ligën e Kampionëve, ata do të kishin dëmtime të mëdha për sa i përket imazhit, ambicieve sportive dhe ekonomike.

Gjatë 90 viteve të kaluara, ata që kanë qenë kampionë dimri 60% të kohës kanë fituar kampionatin, dhe kurrë nuk kanë përfunduar të pestët.

Vetëm te Juventusi i vitit 1936 ndodhi. Kjo shpjegon zhgënjimin e Milanit nëse nuk arrin vendi i katërt.

Milani u kthye në stërvitje pas ditës së pushimit, dhe të gjithë janë në dispozicion përveç Ibrahimovic dhe Gabbia.

Milani has vështirësi kur gjen skuadra me mbrojtje të mbyllur, ndërsa jashtë shtëpisë ka bërë mirë. Asgjë nuk ndryshon për Milanin, por për kundërshtarët diçka ndryshon dhe ata luajnë më të mbyllur.

Pioli do të përgatitet për ndeshjen e së dielës në një mënyrë të ngjashme me atë se si ai e përgatiti ndeshjen kundër Juventusit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu