Gazetari i “Sky”: Milan-Bakayoko me ritme të ngadalta për këto dy arsye!

Manuele Baiochini, gazetari i Sky Sport 24, shpjegoi arsyet e ngadalësimit në negociatat për rikthimin e Bakayoko te Milani: “Ka pasur një ngadalësim të vogël, një negociatë që po vazhdon ngadalë. Është arritur një projekt marrëveshje për 3 milion huazim dhe 30 milion të drejtë blerje, por Milani shpreson të ulë edhe më shumë vlerën e kartonit”.

“Ngadalësimi sidomos lidhet me kontratën e lojtarit: nëse Milano vendos ta blejë Bakayoko, kontrata për vitet në vijim pas qershorit 2021, duhet të jetë e gatshme (me rrogë më të lartë se 3 ln euro) dhe për këtë arsye po diskutohet me shpresa nga Milani për të arritur akordin!”

“Merkato përfundon me 5 tetor dhe ka kohë ndaj Milani shpreson që mund të ketë ulje pretendimesh si nga Chelsea, ashtu edhe lojtari”

“Me Bennacer dhe Kessie tashmë atje, por dhe Tonali që do të kryejë vizitat mjekësore ditët e ardhshme, mesfusha është tashmë e blinduar!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu