Merkato e Milanit ka ndaluar te Tatarusanu dhe ende nuk ka lëvizje të tjera duke ditur se 5 tetori po afron pak nga pak dhe mundësia për të blerë ose afruar do të mbyllet.
Luca Marchetti, gazetar i Sky Sport, bëri një vlerësim të merkatos të transferimeve të Milan gjatë emisionit “Campo Aperto”:
“Milani së pari duhet të shesë dhe më pas të blejë ose afrojë! Nëse Paqueta shitet, Milani do të bëjë një investim për mbrojtësin qendror: një lojtar të ri, pra datëlindja 2000, ose një ’99-’98. Një profil është ai i Ajer i Celtic. Nëse Paqueta, nga ana tjetër, nuk shitet, Milani do të kthehet te një mbrojtës me formulë huazimi si Nastasic”.