Gazetari i Sky është i sigurt: “Së shpejti do të vishet kuqezi. Madje, ka objektivin të bëhet titullar”

Negociatat midis Milanit dhe Romës për Alessandro Florenzi vazhdojnë. Kjo mund të jetë java vendimtare për mbylljen e marrëveshjes, pasi të dy klubet do t’i kthehen dialogut për këtë çështje.

Duhet qe të bien dakord për formulën për të sjellë mbrojtësin e djathtë në Milano. Verdhekuqte shtyjne per nje huazim me detyrim blerje nga Milani, ne menyre qe te mos e llogarisin me ne sezonin tjeter si pjese e grupit nese kthehet.

Kuqezinjtë, nga ana tjetër, po synonjne formulën e huazimit me të drejtën e blerjes. Është shumë e parashikueshme që të dy klubet të jenë në gjendje të bien dakord për huazimin me një detyrim të kushtëzuar me arritjen e objektivave të caktuar.

Me pak fjalë, tymi i bardhë mund të arrijë shpejt dhe Florenzi kështu mund të bashkohet me grupin e Stefano Piolit para fillimit të kampionatit.

Lojtari dëshiron me forcë kuqezinjtë, jo çuditërisht, në këto ditë, është thënë se mbrojtësi tashmë i ka thënë lamtumirë shokëve të tij të skuadrës te Roma, i sigurt për lëvizjen e afërt në Milano.

Lajmet e fundit për Alessandro Florenzi në Milano vijnë nga Sky Sport.

Manuele Baiocchini, gazetar i Sky Sport, bëri një përmbledhje të situatës që e sheh Alessandro Florenzi një hap larg nga veshja e fanellës kuqezi.

Eksperti i transferimeve ka deklaruar qartë se mbrojtësi tani është i destinuar për Milanin, dhe po bën presion që të jepet nga Roma sa më shpejt të jetë e mundur.

Manuele Baiocchini nuk e përjashtoi faktin se Florenzi, sapo te mbërrije në Milanello, mund të binde Piolin që t’i jepte fanelen e titullarit ne vend te Davide Calabria.

Kjo është deklarata e gazetarit të Sky:

“Alessandro Florenzi është i destinuar të bëhet një lojtar i ri i Milanit. Mbrojtësi në mënyrë të qartë po largohet nga Roma dhe po bën presion për shitje.

Për më tepër, ka shumë të ngjarë që Ale të luajë shanset e tij në një ekip si Milani, ndoshta edhe duke arritur të marrë vendin e titullarit te Davide Calabria ”.

Vështirë të mendohet se Davide Calabria mund të humbasë pozicionin e tij si titullar midis hierarkive të Piolit; ka më shumë mundësi që trajneri të alternojë dy mbrojtës të plotë në bazë të angazhimeve.

Por është e sigurt se me bashkimin e Florenzi me kuqezinjte, Milani do të jetë në gjendje të llogarisë në një departament më të plotë dhe konkurrues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu