Gazetari i njohur: Milan, me Donnarumma ke vetëm 1 rrugë! Ja dy pistat ku e shoh portierin…

Në fjalimin e tij për TMW Radio, gazetari i Corriere della Sera, Mario Sconcerti foli gjithashtu për çështjen Donnarumma te Milani.

Kuqezinjtë presin një përgjigje nga gardiani që ende nuk ka rinovuar dhe deri tani është refuzuar edhe oferta prej 8 mln eurosh për pesë vitet e ardhshme, pasi agjenti kërkon 10 mln euro dhe kontratë për dy vjet.

“Sigurisht, kontrata është gati të skadojë. Ka diçka negative për Milanin në këtë mes dhe ka të bëjë me faktin se vlera e kartonit shkrihet në zero dhe ato para çdo klub i përdor për të mbuluar rrogën e re të portierit. Kështu që konkurrenca është e madhe”.

“Dhe, pasi ta kesh marrë me zero ke krijuar menjëherë mbivlerë në të ardhmen nëse do të duash ta shesësh”.

Çfarë duhet të bëjë?

“Milani ka vetëm një rrugë: për të mos e humbur atë në një transferim falas, duhet ta kënaqë. Por nuk mendoj se është vetëm një problem ekonomik. Unë besoj se Donnarumma do të shkojë në një klub anglez apo spanjoll, ku ai mendon se mund të marrë më shumë një kënaqësi personale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu