Gazetari i njohur i CDS: “Milani, bukuria e vetme italiane! Është ekip europian dhe luan futboll”

Suksesi i Milanit në Firence ishte thelbësor për faktin se kuqezinjtë duhet të mbanin distancën me ndjekësit dhe sidomos duhet të ktheheshin te morali i lartë pas eliminimit në Europa League (të pamerituar ndaj Manchester United)

Por, 3 pikët mund të quhen edhe si një sakrificë e madhe sepse tani vjen pushimi për kombëtaret dhe do të ketë kohë për shumë lojtarë të pushojnë dhe të tjerë të rikuperojnë nga dëmtimet si Rebic, Leao, Romagnoli por edhe Calabria që ka nisur periudhën e riaftësimit pas operacionit (do të kthehet në mes të prillit)

Natyrisht, kur Fiorentina kaloi në avantazh 2-1, u mendua se gjithçka do të merrte fund për djemtë e Piolit, që gjetën forcën për të reaguar dhe përmbysën ndeshjen e parë këtë sezon në Serie A.

Mario Sconcerti, gazetari i njohur dhe pena e Corriere della Sera, foli me superlativa për Milanin: “Në përgjithësi futbolli italian nuk është kushedi se çfarë dhe pjesa më e bukur quhet Milan që ka një vetmitar heretik brenda zonës kundërshtare dhe shumë djem që dinë të luajnë futboll në të tre zonat.

Milani është një skuadër europiane, në fakt ishte duke humbur edhe dje, por ka cilësi presingu dhe menaxhimi që e bëjnë të veçantë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu