Gazetari i Goal.com: “Milan, Tomori është i yti! Nuk u diskutua shifra por pagesa…”

Nizaar Kinsella, korrespodent anglez i goal.com, u shpreh në profilin e tij në Twitter duke konfirmuar lajmin e publikuar fillimisht nga MilanNeës.it për kuqezinjtë që do të kishin arritur një marrëveshje me Chelsea për blerjen përfundimtare të Tomorit: mbrojtësi anglo-kanadez është pranë transferimit përfundimtar me kuqezinjtë.

Gazetari ka folur në lidhje me faktin se drejtuesit kuqezi duket se kanë bindur Chelsea të bëjë një tolerim për këstet e pagesës duke i shpërndarë në një kohëzgjatje dhe jo direkt.

“Nga ajo që kam në informacion, ka pasur negociata midis klubeve këto ditë për të lejuar Milan të shtyjë ose të ulë pagesat e opsionit prej 26 milion sterlina.

Janë detaje që po diskutohen sepse tashmë akordi është arritur dhe Tomori do të jetë i Milanit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu