Gazetari i dashuruar pas Rebic: Të isha fëmijë, do kisha posterin e tij! U fut ndaj Juves sikur po shkonte në qendër tregtare…

Gjatë programit “Inferno di Lunedi” të MilanTv, Luca Serafini – gazetari i njohur kuqezi – foli për Milanin.

Ai u përqendrua te figura e Ante Rebic, duke pranuar një dobësi për të: “Unë e dua Rebic, ndaj Juventusit ai hyri në fushë sikur po shkonte në një qendër tregtare. Ka klas të shkëlqyer kur është në gjendje optimale fizike.

Po të isha fëmijë do ta kisha posterin e tij në dhomë. Ai jeton në botën e tij, është një lojtar atipik. Goli i tij më ka verbuar”.

Ante Rebic shënoi golin e dytë në ndeshjen kundër Juventusit pasi zëvendësoi Zlatan Ibrahimovic të dëmtuar.

Ndër protagonistët e 3-0 kundër bardhezinjve sigurisht që është edhe Hakan Calhanoglu, në qendër të të gjitha manovrave kuqezi dhe autor i asistimit për golin e fundit nga Fikayo Tomori: “Hakan është përsëri në nivelet e tij, gjithashtu si Theo Hernandez dhe Kessie – vazhdon Serafini -. Kur Milani ecën mirë, luajnë mirë si Napoli dhe Atalanta.

Tomori? Ekziston teknika, fizikaliteti dhe fuqia. Ekziston pikërisht predispozicioni për sportin”.

Rritja e Milanit në muajt e fundit është me të vërtetë nën sytë e të gjithëve. Fondi Elliott, me punën e Ivan Gazidis, ka rikthyer klubin dhe falë zgjedhjes së Paolo Maldini si drejtor teknik po lufton për një vend në Champions League.

Serafini është i sigurt për të ardhmen: “Për sa kohë që Maldini është aty, jam i qetë! Kjo do të thotë se ekziston një projekt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu