Gazetari i spanjolles “AS” hidhëron tifozët e Milanit mbi Brahim Diaz!

Sergio Gomez, gazetari i prestigjozes spajolle “AS”, i cili është shumë afër ambientit të Real Madrid, foli për mikrofonat e Milanneës.it mbi negociatat që çuan Brahim Diaz te kuqezinjtë. Spanjolli debutoi ndaj Monza në miqësore!

Tifozët e Milanit kanë nisur që tani të dashurohen, por nuk gazetari i jep një lajm të keq:

“Formula e transferimit të lojtarit në Milano është një formulë e dobishme për lojtarin për momentin dhe ajo që dëshironte Real Madrid sepse ka qenë shumë e dobishme për disa lojtarë në të kaluarën siç është, për shembull, Odeegaard i cili kohët e fundit u kthye në “blancos” pas disa sezonesh huazim”.

Primi lampi di Brahim Diaz, il ghepardo del Milan

“Një rast tjetër është Ceballos i cili kohët e fundit u kthye te Arsenal përsëri në huazim. Kostoja e vetme që Milani mund të ketë është ajo që lidhet me pagën sepse formula e transferimit është – saktësisht – ajo e huazimit pa mundësinë e blerjes. Në qershor ai do të kthehet në Real Madrid dhe do të diskutojë për të ardhmen e tij”.

“Jam i sigurt, me siguri do të kthehet te Real Madrid në fund të Qershorit 2021. E qartë që e ardhmja e tij do të varet nga performancat, nëse ai do të jetë pjesë e Real Madridit ose do të vazhdojë në huazim përsëri te Milani ose te një ekip tjetër”.

Brahim: "I will wear the #21 Milan shirt with passion and I want to play  good football to entertain the fans" | Rossoneri Blog - AC Milan News

“Brahim ka vendosur të largohet në huazim sepse ka nevojë të luajë si në funksion të përzgjedhjes olimpike ashtu edhe në drejtim të thirrjes së ekipit kombëtar nën 21 vjeç”.

“Mendoj se formula është e shkëlqyeshme për lojtarin që do të përshtatet në mënyrë perfekte me Serinë A dhe me një klub shumë të kërkuar si Milani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu