Gazetari hedh poshtë pistën nga Serie B: “Deri tani, nuk ka asgjë! Emri i vërtetë që intereson është ky”

Një emër i papritur për merkaton e Milanit doli mbrëmë. Skuadra e Stefano Piolit, gjithmonë në kërkim të një mesfushori sulmues cilësor për të përforcuar ate sektor, çuditërisht do t’i kishte vënë sytë një futbollisti që luan në Serie B.

Emri është ai i Messias Junior. Një profil i papritur, duke pasur parasysh se deri më tani lojtari i Crotone zakonisht ishte i lidhur me ekipe të rangut më të ulët. Për shembull, Torino dhe Verona ishin në gjurmët e lojtarit te datelindjes ’91.

Një operacion, megjithatë, qe nuk u konfirmua nga Carlo Pellegatti. Në video-blogun e tij të zakonshëm, gazetari i mirënjohur kuqezi mohoi te kete dicka serizoe:

“Unë nuk kam pasur konfirmime mbi emrin e Messias, personalisht e braktis atë si piste. Deri më sot nuk ka konfirmime dhe pse nuk i dihet kurre. Por sinqerisht nuk mendoj kështu … “

Pra, hipoteza e Messias, duhet të jetë vetëm një lajm mediatik ose agjentet e tij e kane nxjerre per ta futur ne merkato.

Ose të paktën një opsion i minutës së fundit, nëse situatat e tjera nuk materializohen.

Pellegatti, nga ana tjetër, konfirmon synimin e Milanit për të provuar një rrugë tjetër. Gazetari foli konkretisht për idenë Jesus Corona, krijuesi meksikan i Portos i cili duket një qëllim i ri dhe i mundshëm:

“Nga Portugalia më tregojnë për interesimin e Milanit për Corona. Ai është një lojtar shumë i fortë, jep më të mirën nga krahët, por më thonë se ai mund të bëjë shumë mirë edhe mes linjave. Mund të them që drejtuesve kuqezi u pëlqen shumë”.

Një negociatë që mund të zhvillohet në ditët në vijim: “Corona është emri i ri në këtë kërkim të mesfushorit sulmues.

Kujdes nga kjo mundësi, është mjaft i shtrenjtë për Porto por pritet që kontrata t’i përfundojë në vitin 2022 dhe mund të jete momenti i fundit per te arketuar per ekipin portugez nese meksikani nuk deshiron rinovimin.

Nuk do të jetë e lehtë, por mund të them se përfaqëson një qëllim të besueshëm. Ata nuk më kanë mohuar kete piste”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu