Gazetari frikëson Milanin dhe tifozët! “Kujdes nga Kessie, kam marrë info se agjenti i tij…”

Përveç merkatos, Milani duhet të merret me rinovimet e kontratave, që nuk janë aspak të lehta dhe që për një arsye apo një tjetër, tashmë pas pandemisë marrin një rol tepër thelbësor për punën e agjentëve…

Nëse për Davide Calabria palët duken shumë afër marrëveshjes për zgjatjen, e njëjta nuk mund të thuhet për Franck Kessie.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë, një lojtar thelbësor në lojën e Stefano Pioli, ka një kontratë që skadon në 2022 dhe Maldini dhe Massara janë në punë për të rinovuar kontratën e tij me kuqezinjtë.

Jo një çështje e thjeshtë, duke pasur parasysh se ekziston ende shumë distancë midis kërkesës dhe ofertës.

Në fakt, nëse Milani shkoi aq larg sa t’i ofrojë Kessie një rregullim të pagës deri në 4 milion euro (aktualisht ai merr 2.2 milion), agjenti i tij kërkon të paktën 6.

I

Në ditët e fundit është folur për vullnetin e drejtuesve kuqezi, të vetëdijshëm për rëndësinë e lojtarit, për të përmbushur kërkesat e agjentit të tij. Por duket se diçka nuk po shkon në rrugën e duhur.

Gazetari i mirënjohur Carlo Pellegatti, në videon e tij në YouTube, bëri një vlerësim të situatës për rinovimin e Franck Kessie.

Pellegatti ka zbuluar detaje shqetësuese në lidhje me agjentin: ai po kërkon një klub që mund t’i garantojë Kessie një pagë të lartë dhe është i gatshëm ta marrë atë në një transferim falas sezonin e ardhshëm.

“Pas kontakteve të para me Milanin, thashethemet flasin për George Atangana, agjenti i lojtarit, i cili po udhëton në Evropë për të kuptuar se cili klub mund ta marrë Kessie në një transferim falas sezonin e ardhshëm.

Padyshim me një pagë më të lartë sesa ai do të merrte te Milani dhe me komisionet e larta pasuese për agjentin.

Një rast i ri Gianluigi Donnarumma mund të ndodhë, me agjentin e Kessie që mer kohën e duhur para se të nënshkruajë ndonjë gjë me Milanin.

Qëllimi është të shohim nëse është e mundur të gjejë më shumë diku tjetër.

Në çdo rast, Kessie dëshiron të qëndrojë në Milano dhe vullneti i tij me siguri llogaritet, por Milani rrezikon të digjet edhe një herë nga marrëveshja e humbur jo në kohë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu