Gazetari francez zbulon: Simakan, Thauvin, Depay, Kone… Ju tregoj pozitën e Milanit në merkato!

Për të komentuar mbi thashethemet e shumta të merkatos që vijnë nga Franca me Simakan, afrimin e mundshëm të Thauvin me parametra zero dhe ëndrrën Depay, Milannews.it kontaktoi Guillaume Maillard-Pacini, gazetar i Eurosport France.

“Simakan është një lojtar i të ardhshmes, shumë i fortë. Ai është një mbrojtës i fuqishëm, ka një lexim të rëndësishëm të lojës. Fizikisht është shumë i fortë. Milani do të donte ta merrte sepse është një merkato që Moncada e njeh shumë mirë. Franca është një pikë kalimi, aty ku aspirohet për një klub të madh. Pra, Franca nuk është një pikë mbërritje dhe këtu luajnë të rinjtë”.

“Strasburgu nuk do të dorëzohet. Ai e di që çmimi mund të rritet dhe dëshiron të paktën 15 milion euro. Milani po synon shumë, por Strasburgu reziston. Simakan është sigurisht një lojtar i mirë dhe Milani e ndjek atë prej disa muajsh”.

Një emër tjetër është padyshim ai i Thauvin, të cilin Milani e vëzhgon për një kohë të gjatë. Anësori francez ka shumë të ngjarë të largohet me parametra zero nga Marseille pasi i skadon kontrata në qershor.

“Thauvin është një futbollist i mirë dhe okazion pasi në fund të kontratës. Një mundësi për të gjithë, edhe pse nuk i ngjan Thauvinit të cilin njohëm në sezonin 17/18, ku ai ishte me të vërtetë i shkëlqyeshëm. Meqenëse u dëmtua, ai ka hasur pak ëvshtirësi për t’u kthyer. Është pak i irrituar nga kritikat që ka për të. Në Ligue 1 ai po bën një kthim vendimtar, por jo me paraqitje të shkëlqyera. Në Ligën e Kampionëve ai luftoi si i gjithë ekipi.

Me parametra zero, megjithatë, siç tha Maldini, ai do të ishte një goditje e mirë. Konkurrenca është ajo që është, megjithatë ne po flasim për një lojtar të mirë në fund të kontratës dhe për këtë arsye ekipet e mëdha janë të interesuara.

Milani është aty, nuk kanë përshpejtuar ende në këtë marrëveshje sepse përparësia është mbrojtësi i qendrës”.

Përveç Thauvin, një tjetër lojtar që nuk duhet të rinovojë kontratën me ekipin e tij është Memphis Depay, rreth orbitës së të cilit qarkullojnë shumë klube.

“Depay, si Thauvin, është një shans i madh. Ndoshta edhe më shumë Depay sepse ai është një lojtar superior. Ajo që mund të themi është që Barcelona patjetër që e dëshiron atë, Koeman ishte trajneri i tij në Hollandë.

Sigurisht që Barcelona gjithmonë e ndjek atë. Depay është një lojtar shumë i fortë, por afrimi i tij në janar do të jetë shumë e vështirë. Milani do të ishte një mundësi shumë e rëndësishme. Gjithashtu për Depay prania në Ligën e Kampionëve është një gjë shumë e rëndësishme, kështu që nëse Milani do të kthehej në Ligën e Kampionëve mund të ishte një goditje vitin tjetër”.

Franca është minierë e talenteve të reja dhe basteve: sytë e Maldinit dhe Massara janë gjithashtu mbi Kone i Toulouse dhe Louza i Nantes.

“Dy profile interesante me siguri, por duhen aktivizuar pak nga pakpër t’u përshtatur, ashtu si Milani po bën me të rinjtë. Por ata kanë potencial të madh”.

Përveç atyre për të cilët sapo folëm, a ka emra të tjerë që Milani vëzhgon? “Milani gjithmonë ka një vështrim vigjilent në Francë, veçanërisht në sajë të Moncada. Ka shumë lojtarë të fortë dhe të rinj, unë do të vëzhgoja lojtarë si Kamara (OM), Botman (Lille) ose Gouiri nga Nica. Profile shumë interesante”.

Ditët e fundit është folur për një kthim të interesit të PSG te Gigio Donnarumma. “Vullneti i lojtarit është të rinovojë me Milan dhe për mendimin tim ai përfundimisht do të rinovojë. Që PSG dhe Leonardo kanë sytë tek ai është një fakt, por Kaylor Navas po bën mirë. PSG gjithsesi ka prioritete të tjera, kështu që unë besoj se Donnarumma dhe Milani do të qëndrojnë ende së bashku”.

Kalulu, gjithashtu i vitit 2000 si Simakan, bëri debutimin e tij në Serie A me paraqitje të mira, duke provuar të ishte një lojtar i vlefshëm. Çfarë përshtypje po bën Pierre në Francë?

“Lyon bëri gjithçka për të mbajtur Kalulu, madje duke i dhjetëfishuar rrogën. Ai ishte një i ri me perspektivë të madhe dhe presidenti bëri gjithçka për ta mbajtur atë. Kishte shumë respekt për të dhe largimi i tij ishte një zhgënjimi i vërtetë i Lyon, i menaxhuar me vështirësi.

Lojtari, megjithatë, donte të luante në ekipin e parë dhe Garcia kishte zgjedhje të tjera. Ishte një goditje për Lyon largimi i tij. Në Francë ai ndiqet nga larg, por ai bëri paraqitje të mira, Lëndimet e Kjaer dhe Gabbia i hapën rrugën gjithashtu”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu