Gazetari fërkon duart: “Nuk e di ju, por unë mezi po pres të shoh Messias te Milani!”

Nga studiot e Sky Sport 24, Marco Bucciantini komentoi momentin e Milanit, qe vjen nga nje humbje ne Champions ndaj Atletico Madrid dhe ka disa lojtare qe i kane luajtur te gjitha ndeshjet…

Këto janë deklaratat e tij: “Pioli tani duhet të jetë i mirë në menaxhimin e energjive; energjitë menaxhohen kur i ke, jo kur i mbaron.

Tani Messias është lojtari që i shërben Milanit (braziliani është shëruar dhe do te jete se shpejti gati).

Ai mund të ndryshojë Saelemaekers dhe Diaz. Pastaj është edhe Maldini, me ndeshjen e fundit ai fitoi disa minuta në ndërrime.

Tani është koha për të parë Messias, për të cilët ka një tregim tashmë të polarizuar. Unë jam një nga ata që e presin me shumë kuriozitet dhe shumë besim…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu