Gazetari e pyet mbi Inter-Juve për titull, “Fenomeni”: Po Milanin ku e çuat? A e keni parë apo jo?!

Ronaldo “Fenomeni” ka analizuar Serie A dhe duelin Inter-Juventus duke mos e quajtur vendimtar për luftën Scudetto por nuk ka harruar të përmendë Milanin…

“Me më shumë se gjysmë kampionati për t’u luajtur mendoni se vendos kjo sfidë? Jo, është e vlefshme vetëm për vetëvlerësimin e skuadrave, për të kuptuar sesa të gatshëm jeni për të luftuar në atë nivel.

Nëse, nga ana tjetër, do të thuash që vetëm këto dy skuadra do të luajnë për titull, atëherë në rregull, por Milanin ku do ta vendosim…?!

Ky sezon është shumë i veçantë: një kampionat me një surprizë të bukur. Dhe Milani po më befason: futboll sulmues, lojtarë të shpejtë, cilësorë.

Pastaj, Ibrahimovix: ai gjithmonë ka thënë se më konsideron idhull. E konsideroj ndoshta një rast unik, një shembull që është i mirë për futbollin.

Edhe sikur të mos kisha pasur të gjitha dëmtimet që kam pasur, kurrë nuk do të kisha arritur moshën 40 vjeç në fushë dhe në majë, si ai. Asnjëherë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu