Gazetari: “Ajo që më befason te Milani është kjo gjë, që e kanë pikërisht ekipet e kreut të renditjes”

Duke folur në Sky Sport pas Spezia-Milan, Marco Nosotti shprehu mendimet e tij për Rossonerët. Këto janë fjalët e gazetarit te vjeter te Sky:

“Milani ka një ekip që ka një thellësi të shkëlqyeshme të stolit. Një Milan që ka ide, ka guxim dhe luan në gjysmën kundërshtare si katër të parët në tabelë. 50% te goditjeve Milani i bën brenda zonës…”

Duke folur për mikrofonat e ‘La Gazzetta dello Sport’, Emanuele Giaccherini foli për luftën e kampionatit. Këto janë fjalët e ish -futbollistit.

“Unë shoh Interin, Milanin dhe Napolin përpara dhe gjithashtu vendos Romën para Juventusit, e cila me Mourinhon bleu shumë.

Interi dhe Milani janë vendosur më mirë si organizim loje, Napoli po më befason për mënyrën se si arrijnë të fitojnë ndeshjet me lehtësi e madhe.

Unë mendoj se tifozët e Juventusit do të duhet të jenë të durueshëm, sepse ky mund të jetë një vit tranzicioni”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu