Gennaro Gattuso u paraqit përpara kamerave të “Sky Sport” pas ndeshjes duke komentuar ashtu si di ai, pa u fshehur, humbjen ndaj Milanit.
Trajneri i Napolit edhe u thumbua nga studio në lidhje me faktin nëse Milani është ekip i madh apo jo, por edhe për Zlatan Ibrahimovic, që shënoi dy gola ndaj axurrëve, duke i dhënë 3 pikët kuqezinjve.

SKY: “A do të mbetesh ende shok me Ibrahimovic pas këtyre dy golave?”
Gattus: “Nuk ka lidhje! Do të mbetem mik me Zlatan gjithmonë sepse kemi kaluar shumë gjëra së bashku.
Ai është një centralizues, loja e secilës skuadër kalon mbi të sepse ai ka talent të jashtëzakonshëm. Madje, luan më mirë tani sesa dhjetë vjet më parë”.