Gazeta gjermane Bild: Shkëmbimi Rebic-Andre Silva pranë

Në sezonin e kaluar Andre Silva kaloi te Frankfurti si huazim dy vjeçar me mundësi blerje nga Milani dhe Ante Rebici nga gjermanët te italianët.

Të dy lojtarët kanë shkëlqyer me klubet e tyre në sezonin 2019/2020, duke i bërë Frankfurtin dhe Milanin që të mendojnë për blerjen e tyre.

Gazeta gjermane Bild, shkruan se Andre Silva ka pranuar kushtet personale me skuadrën nga Bundesliga që të vazhdojë qëndrimin te ta.

Po ashtu edhe Ante Rebic ka pranuar që të vazhdojë me italianët dhe tani i mbetet të dy klubeve që t’i kryejnë procedurat administrative të shkëmbimit.

Andre Silva shënoi 16 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat me Eintracht Frankfurtin në sezonin e kaluar.

Kurse Rebic ka shënuar 12 gola në 30 ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu