“Gattuso si baba për mua!” Tonali rrëfehet për “Sky Sport”

Milan do të përballet me Napolin mbrëmjen e sotme në “San Siro”. Do të jetë një ndeshje speciale, sidomos për trajnerin e Napolit, Gattuso që do të sfidojë ekipin e tij të zemrës, ku ka kaluar dhe pjesën më të madhe të karrierës.

Gjithsesi, nuk është vetëm për Gattuson një sfidë speciale, por edhe për Sandro Tonalin, i cili në një intervistë për “Sky Sport” ka rrëfyer se Rino është si një baba për të.

“Flasim gjithmonë me njëri-tjetrin. Gattuso ka qenë dhe është si një baba për mua në Botën e futbollit.

Ai më jep këshilla si lojtar dhe si njeri dhe gjithmonë më kritikon për gjërat që mund të bëj gabim.

Kështu është Rino, pret shumë nga unë dhe kështu duhet të jetë në fakt, pasi edhe unë pres shumë nga vetja”, ka përfunduar Tonali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu