“Gattuso-n e hoqi Milani! Nuk u tregua kurrë” Zbulohet prapaskena e verës 2019

Që nga sezoni i kaluar Gennaro Gattuso ka qenë në krye të Napolit. Puna e tij po bind të gjithë, aq sa ai konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë italianë përreth dhe është gati rinovimi i kontratës me rritje rroge natyrisht.

Gattuso mori vendin e Carlo Ancelottit që u shkarkua dhe u bashkua me pankinën e Evertonit në Premier League.

Në krye të Milanit, Rino kishte treguar cilësitë e tij menaxheriale dhe taktike, aq sa kuqezinjtë humbën vendin Champions me vetëm 1 pikë nga Interi, që fitoi ndaj Empolit me drithërima.

Marrëdhënia me kuqezinjtë, një ekip i vërtetë i zemrës së tij, u ndërpre në verën e vitit 2019.

Sot agjenti Andrea D’Amico, i cili foli për Radio Crc, zbuloi arsyet e ndarjes një vit e gjysmë më parë, megjithë sezonin e mirë dhe vendin e pestë që arriti.

Befasia është se nuk ishte vendimi i Gattuso për të lënë Milanello:

“Sot Rino është një trajner i mirë dhe shumë i vlerësuar, për mendimin tim Milani ishte gabim që u nda me të.

Shumë kanë thënë se ishte ai që donte të përfundonte raportin, por shpesh gjërat shkruhen për diplomacinë. Në të vërtetë, ishte Milani ai që vendosi të mos vazhdojë me Gattuso në stol”.

Vendimi për të kaluar nga Gattuso te Marco Giampaolo sigurisht që nuk ishte aspak me fat apo i drejtë, duke pasur parasysh rezultatet e dobëta dhe marrëdhëniet e konsumuara pas vetëm tre muajve të trajnerit aktual të Torinos te stoli kuqezi.

Për fat të mirë, Milan e kompensoi atë duke zgjedhur Stefano Pioli, njeriun e duhur në kohën e duhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu