Gattuso: Largimi im vendim i marre prej kohesh..

Ndarja me Milan? Milan me ka dhene shume si lojtar por dhe si trajner dhe ishte e drejte qe rruget tona te ndaheshin tani. I jam shume mirenjohes sepse me dhane shansin te stervis 18 kampione..

Ndihesh i tradhtuar? Jo aspak, edhe pse ne momentet decizive me duhej te merrja nje vendim te veshtire. Perkundrazi mendoj se une kam tradhtuar ne momentet vendimtare te sezonit ku duhej te jepnim goditjen vendimtare dhe nuk e bëmë. Pastaj nese nuk vjen rezultati eshte trajneri ai qe paguan gjithmone, dua ti falenderoj te gjithe pasi kane dhene maksimumin e tyre.

Nese arrinim Champions? Jo nuk do qendroja serish, ishte nje vendim i marre prej kohesh. Pas ndeshjes me Sampdoria thashe qe ‘ne fund do te flas une’ u fol shume ne media por une jam i drejte dhe i them gjerat sic jane, ne fakt nuk duhet te jem keshtu nese dua te vazhdoj kete profesion..

E ardhmja? Dua serish te kthehem ne stol, jemi nje staf prej 10 vetash dhe vendosim sebashku. Nese vjen nje oferte e mire do te flas me stafin tim..

Trajneri Milanit? Nuk e di te them te drejten por jam i sigurte se do jete nje trajner i zoti. Tifozet e Milan duhet te qendrojne te qete pasi Milan ka njerez te afte ne drejtim qe marrin vendimet e duhura..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu