Gattuso konfirmon: Zgjedhje e detyruar, 18 muaj te paharruar!

Mbreme dolen zerat e pare per largimin e Gattuso nga klubi kuqezi, por konfirmime vijne dhe nga vete trajneri i cili shprehet:

Te largohem nga Milan nuk eshte e lehte por eshte nje vendim qe me duhej ta merrja. Eshte nje zgjedhje e dhimbshme..

Heq dore nga dy vite kontrate? Po eshte e vertete sepse marredhenia qe une kam me Milan nuk eshte ceshtje parash por ndjenjash – shprehet trajneri per gazeten La Repubblica.

Nuk kam patur nje moment qe e kam menduar largimin por erdhi natyrshem me kohe, ishin 18 muaj te paharruar me nje skuader qe nuk do te jete kurre si gjithe te tjerat. Tekniku italian heq dore nga keshtu nga 5.5 milion euro qe i takonin deri ne fund te kontrates qe i skadonte ne 2021!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu