“Gattuso është i çmendur”, Bakayoko përqafon trajnerin “baba”! Te Milani u grindën keq

Aventura e tij kuqezi zgjati vetëm 1 vit, ku gjysmën e parë të sezonit qëndroi më shumë në stol dhe vetëm gjysmën e dytë dolën në pah cilësitë e tij!

Tiemoue Bakayko, megjithatë, është rikthyer në Serie A sërish, këtë herë duke veshur fanelën e Napolit, pasi gjatë gjithë verës priti një telefonatë nga Milani, që nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Chelsea, pronari i kartonit.

Në prezantimin e tij sot, francezi nuk mund të mos fliste për raportin me Gennaro Gattuso, që për shumë u shuajt në aventurën kuqezi, në javët e fundit.

“Jam shumë i lumtur që jam te Napoli, më kanë pritur mjaft mirë që në ditën time të parë në qytet.

Bakayoko ritrova Gattuso: vicina la firma col Napoli - Milan News 24

“Ishte Gattuso ai që më bindi të vij këtu për të luajtur për një ekip të shkëlqyer dhe dua ta falënderoj përsëri. Ai është si një baba për mua, ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë në Milano. Kemi qëndruar në kontakt, edhe vitin e kaluar”.

Pastaj një kuriozitet. Kur u pyet se si e gjeti atë në Napoli, vjen përgjigjja: “Një i çmendur, ashtu si te kuqezinjtë! Por e dua shumë”.

Aventura kuqezi – Më 14 gusht 2018, Bakayoko u transferua te Milani në një huazim prej 5 milion eurosh me të drejtën e blerjes së vendosur 35 milion.

Ai bëri debutimin e tij me fanellën kuqezi gjatë ndeshjes Napoli-Milan, duke marrë rolin e Lucas Biglia gjatë pjesës së dytë. Pas një fillimi të komplikuar dhe kur nuk po gjente vendin e tij në fushë, mesfushori gjen gjithnjë e më shumë hapësirë ​​në formacionin startues.

Bakayoko shënoi golin e tij të parë në Serie A në derbin kundër Interit në 17 mars 2019, i cili përfundoi 3-2 për zikaltërit.

Përkundër performancës në rritje, Bakayoko nuk blihet nga Milani (për arsye ekonomike dhe disiplinore) duke u kthyer kështu në Chelsea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu