Ndaj Napolit Donnaruma shkon ne 100 ndeshje me fanellen e Milanit. Nje shifer jo e vogel per nje portjer 19 vjecar. Mbi kete nuk mund te mungonte dhe deklarata Gattusos.
”Jam shume krenar per te. Tani ka per detyre te ngrihet akoma me shume profesionalisht. Duhet te jete portjeri nr. nje ne bote”.
Rino perballe do te kete Sarrin nje trajner qe eshte quajtur si Moxarti i futbollit Italian.
” Kur luan ndaj Sarrit, Alegrit apo Di Francescos duhet te ulesh koken dhe te mesosh. E di shume mire si luan, te merren mend kur shikon Napolin. Duhet te jemi perfekt ne cdo detaj nese duam te marrim rezultatin e kerkuar”.