Gattuso: Chievo ska asgje per te humbur, nuk duhet nenvleresuar!

Chievo? Eshte nje skuader e veshtire, na duhet fitorja dhe nuk duhet te nenvleresojme asgje. Na duhen piket per te qendruar ne zonat e larta te klasifikimit. Duhet nje Milan i madh, nuk mund te gabojme aspak..

Derby? Neser luajme me skuadren e fundit ne tabele dhe ata skane asgje per te humbur, ta lejme per momentin derbin se ka kohe me intereson vetem Chievo..

Skuadra? E di qe ka ne skuader lojtare qe nuk jane te kenaqur sepse nuk luajne por duhet te kemi respekt per te gjithe, me pelqeu Conti dje ne intervisten e tij. Pervec tij ka dhe lojtare te tjere qe nuk po luajne shume por duhet te respektojme zgjedhjet. Nuk i bej zgjedhjet per simpati apo antipati por per formen e momentit dhe kush me jep me shume siguri..

Suso? Nuk eshte se po vuan fizikisht, te themi te drejten cdo lojtar gjate nje sezoni ka ulje dhe ngritje, Suso mbeti gati 20 dite jashte grupit per nje demtim por tani eshte mire, eshte nje lojtar i rendesishem per ne dhe mund te beje diferencen..

E ardhmja ime? Nuk mendoj per te ardhmen mendoj vetem per ndeshjen neser, edhe une nese humb disa ndeshje rrjesht filloj e vihem ne diskutim serish..

Ekipet e vogla? Neser jane ne loje 3 pike ashtu sic jane dhe me Inter 3 pike, sezonin e kaluar kemi humbur shume pike me skuadrat e vogla keshtu qe neser vemendjen maksimale te ndeshja..

Calhanoglu? Kishte dy dite pushim pasi lindi vajza e tij ne Gjermani, e sigurte eshte qe luan Laxalt me pas per te tjerat te shohim neser..

Biglia? Te shohim, ka kohe qe nuk luan dhe ka luajtur vetem disa minuta..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu