Gattuso: Champions nuk ishte detyrim per ne!

Gjate konferences per shtyp sot Rino Gattuso ka trajtuar disa tema ku njera prej tyre ishte dhe Champions:

Nese shikojme piket kete sezon kemi grumbulluar me shume se ne sezonet e fundit, dhe ne leter kishim skuadra qe ishin me te favorizuara se ne per tu kualifikuar ne Champions. Kemi humbur shume mundesi por puna e skuadres nuk eshte per tu hedhur poshte. Pastaj po e perseris serish se nga drejtuesit nuk kam patur detyrim te kualifikoheshim ne Champions por vetem ta provonim, jemi nje jave perpara perfundimit dhe jemi akoma ne loje.

Spal? Do jete nje ndeshje e lufuar, i njoh shume mire dhe nga krahet kane lojtare te forte. Duhet te luftojme forte deri ne oren 22:30 me pas te shikojme se cfare do te ndodhe.. – eshte shprehur Gattuso sot ne konferencen per shtyp!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu