Gati rinovimi i kontratës për “Bishën”, Milan kërkon ta blindojë

Rendimenti i Franck Kessie në periudhën pas karantinë, ka qenë impresionues.

Pas rifillimit të Serisë A, ai ka arritur të ketë përformancë shumë të mirë dhe të vazhdueshme.

Vazhdueshmëria nuk ka qenë asnjëherë pika e tij e fortë më përpara, por në muajt e fundit ka arritur shumë përmirësim.

Ish mesfushori i Atalantës shpesh ka qenë gjigand në mes të fushës, duke u treguar i paarritshëm edhe kundër kundërshtarëve të rëndësishëm.

Milani është i kënaqur nga rendimenti i Kessie-t dhe ka ndërmend të ketë besim te ai edhe në të ardhmen.

Në diten e djeshme agjenti i tij George Atangana ka shkuar në zyrat në rrugën Aldo Rossi për të takuar drejtuesit.

Nga Milani ka fjalë të mira për lojtarin dhe qëllimi është për të rinovuar, duke qenë se marrëveshja aktuale skadon në qershor 2022.

Klubi ka si qëllim ta zgjasë, i vetëdijshëm se do t’i duhet edhe të mendojë edhe per një rritje të rrogës.

Aktualisht Kessie merr 2.2 milion euro në vit neto./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu