“Gati për të luftuar!” Bennacer ndez sfidën (VIDEO)

Ismael Bennacer është rikthyer në grup dhe në dispozicion të Stefano Piolit pas një mungese të tretë brenda një sezoni: algjeriani ka kaluar një periudhë tepër të vështirë dhe shpresa është që tani të mos ketë më probleme në vazhdim dhe se muskulatura e tij të rigjenerohet për ta pasur në fushë gjithmonë përkrah Franck Kessie.

Në një postim në rrjetet sociale, mesfushori është i motivuar për ndeshjen e sotme, të cilën do ta nisë nga stoli.

“Gati për të luftuar”, shoqëruar me një video nga Milano dhe San Siro, por edhe vetë Bennacer me dorën te zemra dhe gjoksi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu