“Gati për luftë!” Mario Mandzukic jep mesazhin e parë si futbollist i Milanit!

Përmes profilit të tij në Instagram, Mario Mandzukic foli fjalët e tij të para si lojtar i Milanit: “Falënderoj sinqerisht drejtuesit e Milanit për mundësinë për t’u bërë pjesë e këtij klubi fantastik.

Do të jetë një nder të vesh këtë fanellë plot histori dhe të mund të luftoj për kuqezinjtë.

Unë vetëm mund të premtoj të bëj më të mirën në çdo ndeshje dhe ta ndihmoj ekipin në çdo mënyrë.

Jam i sigurt që së bashku ne mund ta realizojmë ndrrën e çdo tifozi të Milanit – dhe ka shumë edje në Kroaci. Gati për të luftuar!”.

Kroati firmosi për gjashtë muaj me 1.8 mln euro rrogë dhe në rast kualifikimi në Champions automatikisht do të rinovonte dhe për një tjetër vit.

Veç kësaj, sulmuesi 34-vjeçar ka zgjedhur edhe numrin “9” që ka qenë mallkim këto vitet e fundit te Milani, që kur Inzaghi u tërhoq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu