Gati dy largime te Milani, vjen interesimi nga klubi i Serie A! Por “Djalli” ka menduar një plan

Shumë punë për menaxhmentin e Milanit në këto ditë. Përveç tregut në hyrje, ekziston gjithashtu një nevojë për t’u përqëndruar në çdo dalje lotjarësh.

Në fakt, ka disa lojtarë të tepërt në radhët kuqezi.

Midis tyre ka dy lojtarë në veçanti, që kthehen nga huazimet, përkatësisht Mattia Caldara dhe Andrea Conti.

Sezonin e kaluar Pioli e bëri të qartë se ata nuk janë pjesë e projektit teknik, duke preferuar Gabbia dhe Kalulu.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, klubi po vlerëson interesimet për dy lojtarët. Caldara u kthye nga një hua 18-mujore te Atalanta.

Klubi i Bergamos ka vendosur të mos e blejë mbrojtësin dhe tani Maldini është i zënë duke i gjetur atij një destinacion tjetër.

Genoa e vlerëson atë. E njëjta situatë për Andrea Conti. Mbrojtësi i krahut është kthyer pas huazimit te Parma pas rënies së emiljanëve në Serie B.

Genoa gjithashtu duket se ka një interes të fortë për të. Kuqeblutë janë të interesuar të përforcohen në mbrojtje dhe po vlerësojnë profilet kuqezi.

Milani tani është duke pritur për oferta konkrete dhe më pas do të vendosë se ku do t’i vendosë dy lojtarët. Ajo që është e sigurt është se Conti dhe Caldara nuk do të qëndrojnë me kuqezinjtë vitin e ardhshëm.

Shitja e tyre do të jetë e vështirë, por mund të futen në ndonjë operacion shkëmbimi plus para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu