Gasperini harron 5-0: Ky Milan nuk ka lidhje me atë, janë të jashtëzakonshëm!

Gian Piero Gasperini, i cili foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Milan-Atalanta, u ndal te momenti i kuqezinjve dhe roli i Ibrahimovic:

“Zlatan ka karakteristikat e tij, është unik dhe i veçantë. Milani ka provuar të jetë një ekip, ka prishur mendimet e shumë komentatorëve.

Milani ka qenë në gjendje të kompensojë mungesën e Ibrahimovic, është një meritë e madhe.

Futbolli individual është i rëndësishëm, por skuadra është më e rëndësishme. Në këtë lloj ndeshjesh ju prisni cilësi të lojës, ndonjëherë nuk është e tillë.

Është një moment i veçantë, ne shpresojmë që mund të jetë një ndeshje që mund të kënaqë të gjithë, nuk është e lehtë të luash në mënyrën më të mirë.

Më pas, trajneri bluzi ka nënvizuar ndryshimin e këtij Milani me atë që në vitin 2019 mundën 5-0.

“Janë një ekip i fortë, një klub si Milani e kupton momentin që ky mund të jetë një vit i mirë dhe po ndërhyn në merkaton e transferimeve, është një sinjal! Çfarë ka ndryshuar që prej 5-0 vitin e kaluar? Milan ka ndryshuar shumë, kjo falë Pioli dhe klubit. Ajo që bëri Milani është diçka e jashtëzakonshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu