Garë e ashpër, Juventusi “fut hundët” te objektivi i Milanit

Në Argjentinë po shkëlqen ylli i Julian Alvarez, sulmuesi 21-vjeçar që shënon gola me breshëri. Kontrata e tij skadon në dhjetor 2022 dhe për këtë arsye propozimet tashmë po mbërrijnë te River Plate në funksion të merkatos së janarit.

Megjithatë, Millonarios u takuan me agjentin e lojtarit për të negociuar rinovimin e kontratës. Ideja është që të zgjasë atë të paktën deri në vitin 2023, në mënyrë që të mbetet në dispozicion Alvarez edhe për një vit.

Qëndrimi në shtëpi mund të jetë zgjidhja e duhur për t’u thirrur nga Argjentina për Kupën e Botës Katar 2022.

Në Itali u fol jo vetëm për interesin e madh të Milanit, por edhe për atë të Fiorentinës. Drejtori teknik Nicolas Burdisso, gjithashtu nga Argjentina, tashmë ka nisur të lëvizë për të tentuar të sjellë Julian Alvarez në Firence si zëvendësues të titullarit Dusan Vlahovic.

Por sot doli se Juventusi ka vënë në shënjestër edhe sulmuesin e River Plate. Edhe nëse për bardhezinjtë emri i parë në listë për sulmin është pikërisht ai i Vlahovicit, vlerësohen edhe alternativat.

Gazetari Sebasitan Srur tha për TNT Sports se një emisar i Juventusit do ta shohë nga afër Alvarez si në San Juan për Argjentinë-Brazil dhe në Buenos Aires kur të luhet River Plate-Racing Club.Por Milani dhe Fiorentina do të jenë gjithashtu të pranishëm me skautët e tyre.

Për sa i përket rinovimit të kontratës së lojtarit, për momentin rezulton se agjenti Fernando Hidalgo ka refuzuar rritjen e propozuar të klauzolës së përfundimit nga 20 në 30 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu