Galliani zbulon disa detaje për Ronaldon dhe Ronaldinhon kur luanin te Milani

Milan, ITALY: Former Real Madrid forward Ronaldo (L) and AC Milan's General Manager Adriano Galliani arrive at San Siro stadium in Milan to attend the AC Milan vs AS Roma Italian Tim Cup 2007, 25 January 2007. AFP PHOTO / Paco SERINELLI (Photo credit should read PACO SERINELLI/AFP/Getty Images)

Një nga ekspertët më të mëdhenj të futbollit italian, Adriano Galliani ka rrëfyer disa prapaskena për brazilianët Ronaldo dhe Ronaldinho kur aktivzoheshin te Milan.

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, zbuloi detajet gjatë një interviste për Corriere dello Sport.

“Ronaldo Fenomeni, një herë përpara ndeshjes me Sienën, ishim në restorant ku po dendej me makarona dhe më pas ngjyente bukën në salcën e tyre.

I kujtova se një ditë më pas duhej të luante e mbase mund të hante më pak. Me gojën plot ushqim m’u përgjigj:

“Unë jam Fenomeni. Mbrojtësit duhet të kenë kujdes nga unë”. Ditën tjetër shënoi dy gola.

Një tjetër i këtij lloji ishte Ronaldinjo. Kishte raste që nuk njihte as emrin e skuadrës që duhej të përballej atë ditë. Dukej sikur nuk i bëhej vonë, por në fushë bënte çudira”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu