Galliani zbulon 2 keqardhjet e tij te Milani: Ju tregoj si më ikën nga duart Del Piero e C. Ronaldo

Në një intervistë të dhënë më parë Adriano Galliani ka zbuluar dy pendimet e tij më të mëdha si drejtues i Milanit, që kanë të bëjnë me dy emra të mëdhenjë të futbollit: Alessandro Del Pieron dhe Cristiano Ronaldon.

Galliani kaloi 31 vjet duke menaxhuar Milanin që ishte nën pronësinë e Silvio Berlusconit, duke fituar pesë Liga të Kampioneve midis viteve 1986 dhe 2017.

“Milani kishte probleme financiare në kohën e arritjes sonë, por skuadra tashmë kishte baza të mira”.

“Ne nënshkruam menjëherë me Gullit dhe Van Basten, ndersa vitin e ardhshëm, arriti gjithashtu Rijkaardi. Kishim një mbrojtje të shkëlqyer dhe shtuam më shumë kampionë në skuadër”, fillon tregimi i tij për Sky Sport Italia.

“Kaka ka mbetur gjithmonë në zemrën time. Shevchenko ishte i jashtëzakonshëm, por e njëjta vlen edhe për Ronaldinhon, Ëeah, Bobanin, Savicevicin…”.

Pas sukseseve dhe lojtarëve të mëdhenj që i kishte afruar, 75-vjeçari rrëfeu se ka patur edhe gabime.

“Tevez duhej transferuar, por nuk erdhi. Ne ishim afër për një marrëveshjeje me Roberto Baggion pesë vjet para ardhjes së tij në Milano”.

“Ne gjithashtu u përpoqëm të merrnim Del Pieron para se të shkonte te Juventusi, dhe ai është një nga dy lojtarët për të cilët më vjen keq që nuk kam nënshkruar me të”.

“Padova na e ofroi, por donte shumë para, një tarifë shumë e madhe për një djalë kaq të ri, dhe ne nuk ishim aq të bindur”.

“E njëjta gjë vlen edhe për Cristiano Ronaldon: ai ishte 16 vjeç dhe Sporting CP na kërkoi një shumë të madhe”.

“Ne gjithashtu ndoqëm Tottin për një kohë të gjatë, por ai kurrë nuk donte të largohej nga Roma”, tregon Galliani.

Ai tregon se Zlatan Ibrahimovic pas shitjes te Paris Saint-Germain nuk i ka folur për një kohë të gjatë.

“Ne e vëzhguam atë kur ishte te Ajaxi, por atëherë ai nuk shënoi shumë gola”.

“Ai u përmirësua shumë me Capellon, dhe në 2006 gjetëm një marrëveshje me të. Megjithatë, ndodhi Calciopoli dhe për këtë arsye gjithçka ndryshoi”.

“Unë e shita në vitin 2012 dhe ai nuk më foli për disa kohë, sepse i premtova se nuk do ta shisja kurrë”.

“Gjithë kjo ishte për arsye buxhetore, të njëjtat arsye që ne gjithashtu duhej ta shisnim Thiago Silvan”, ka treguar Galliani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu