Galliani thyen heshtjen: “Calhanoglu iku për para, nuk habitem! Por ajo që më befasoi te ai njeri ishte deklarata…”

Adriano Galliani ka kaluar një jetë te Milani dhe ka fituar gjithçka që mund të fitohej, për t’u larguar më pas bashkë me presidentin Silvio Berlusconi, duke nisur një aventurë të re te Monza…

Sot, si tifoz kuqezi, Galliani gjithmonë jep mendimet e tij mbi atë që ndodh në botën kuqezi edhe pse shpesh duhet të përdorë diplomaci…

Nga skena në Rimini, ku po zhvillohet cereminia për fillimin e merkatos, ai foli për Hakan Calhanoglu dhe më pas edhe mbi rastin “Locatelli”…

“Calhanoglu te Inter? Kontrata e tij skadonte dhe zgjodhi zikaltërit. Unë kam shkëmbyer shpesh lojtarë. E sotmja është një çështje parash, por mund të them se isha i befasuar nga fjalët e tij.

Le të shpjegohem: ok që zgjedh për më shumë para dhe është normale sot, ose qoftë edhe sepse do të ndërrosh ambjent.

Por, ajo që më befasoi si drejtues është fjalia e tij pas vizitave mjekësore. Kur tha: le të fitojmë sërish Scudetto! Ai e mbylli i dyti me Milanin dhe nuk mund të fliste sikur ai titull i Interit i përkiste… Nuk e shpjegoj dot atë fjali”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu