Adriano Galliani nuk mund të humbiste kurrësesi debutimin e Milanit “të tij” në Serie A dhe i ftuar në tribunën e “San Siro”-s ndoqi përballjen ndaj Bologna.
Festimi i tij te goli i parë i Ibrahimovic bëri xhiron e rrjeteve sociale. i ndodhur në një ngjarjeje në rajonin e Lombardisë ku Monza mori një çmim për rikthimin në Serie B, Adriano Galliani, administratori i deleguar i klubit bardhekuq, komentoi për gazetarët e pranishëm ngazëllimin e tij dje në “San Siro” pas golave të Ibrahimovic në Milan-Bologna:

“31 vjet Milan nuk mund të më bëjnë të ndryshoj besimin tim. Dje, kur shënoi Ibra, të cilin e solla për herë të parë në Milano dhjetë vjet më parë, u gëzova si kur isha drejtues i Milanit”.
“Kur mundem, gjithmonë vij për të parë ndeshjet e kuqezinjve. Ibra është i jashtëzakonshëm, stratosferik dhe i çmendur”.