Galliani: “Ronaldo mund te ishte lojtar i Milanit. Del Piero, Sarri e Guardiola…”

Ish administratori i Milanit Adriano Galliani ka treguar per Sky Sport emocionet qe ka perjetuar me kuqezinjte dhe prapaskenat e merkatos mbi lojtaret si C.Rondaldo, Del Pieo, Totti etj, apo dhe per trajneret si Sarri e Guardiola. Galliani tregoi me keqardhje se si nuk u bind te blinte Cristiano Ronaldon dhe Del Pieron per nje vlere qe ai e konsideronte shume ne ate kohe per dy lojtare ne moshe te vogel.

Galliani: “Per sa i perket tregut te transferimeve, nder to qe me vjen keq qe nuk u permbushen ishin goditjet si Tevez, me pas Roberto Baggio te cilin mund ta kishim blere 5 vjet me perpara se ai te arrinte tek Milani. Absolutisht, jam perpjekur te marr Del Pieron para Juventusit. Padova na kerkoi 5 miliarde lira dhe jam penduar sepse e konsideroja nje shume te larte per nje futbollist ne moshe te re.”

Rreth C.Ronaldo e Totti, Galliani: “Po te njejten keqardhje kam per Cristiano Ronaldo. Sporting na kerkoi rreth 16 miliarde lira dhe Braida me nxiste qe ta blinim por une isha i shqetesuar per shumen qe kerkonin per nje 16 vjecar. Per Tottin kemi provuar, por ai asnjehere nuk ka qene afer Milanit pasi donte te qendronte tek Roma.”

Rreth Sarri e Guardiola, Galliani: “Per Sarrin eshte e vertete, ai ka qene nje hap larg Milanit. Ndersa per Guradiolen provuam por tratativat nuk kane qene asnjehere afer perfundimit te marreveshjes.”

Me pas Galiiani ka treguar edhe prapaskenat per Ibren, transferimin e mundshem te tij dhe Kaka tashme tek Monza si dhe largimin e Shevchenkos tek Chelsea.

Galliani: “Ibren e mbaj mend kur u perballem me Ajax-in, mendonim se ishte i forte por jo shume konkret para portes. Me pas erdhi tek Juventus dhe u permiresua shume. E them me keqardhje qe kishim nje marreveshje ne 2006-en me te, por Milani u perfshi ne Calciopoli dhe cdo gje u hodh poshte. Kur e shitem ne 2012-en ai nuk me foli per nje vit, por me pas e kuptoi qe ishte per arsye buxhetore. U perpoqa ta sjell ate tek Monza, por tani me situtaten e koronavirusit eshte e paimagjinueshme. Provova dhe per Kaka vitin e kaluar por ai donte te qendronte ne Brazil. Ndersa Shevchenko nuk u largua pa vullnetin e tij nga Milani. Ishte vendimi i tij dhe jo i imi e Berlusconit. Ne u perpoqem deri diten e fundit per ta bindur ate te qendronte por ai deshironte te shkonte tek Chelsea.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu