Ish-administratori i Milanit, Adriano Galliani, eshte pyetur nga Gazzetta dello Sport per situtaten aktuale te kuqezinjve. Galliani nuk ka dashur te jape keshilla por theksoi se vijon te mbetet nje tifoz i madh per klubin qe perjetoi emocione te medha dhe fitoi trofe te rendesishme. Madje Galliani shtoi se ne kete kohe pandemie shikon finalet e Champions-it te Milanit.
Adriano Galliani:” Une mbetem nje tifoz i madh, jam i lumtur nese klubi fiton, dhe i trishtuar nese humbet. Une nuk kam asnje keshille per te dhene mbi situtaten aktuale dhe nuk do te ishte e pershtatshme ta beja kete. Per te mbushur kohen keto dite une shoh perseri ne TV finalet evropiane te Milanit, por edhe ndeshjet e Italise dhe tenis. Admiroj Djokovic, kam ne shtepi fanellen e tij te pershtatur me nje dedikim. Nje tifoz i shkelqyer i Milanit, edhe ai ”.