Galliani – Ne 2016 isha prane firmes me Conte te Milan, Ibra nje rikthim qe me pelqen..

Mbreme ne emisioni sportiv Tiki-Taka ka folur Adriano Galliani per te shkuaren e tij te Milan ne nje interviste ku pati dhe surpriza:

Ne te kaluaren kam bere nje tentative per Conte te Milan por nuk u konkretizua per arsye te ndryshme, po ashtu dhe Sarrin por ne futboll shume gjera nuk thuhen dhe mbeten aty, mund te them dhe qe nese do kisha qendruar te Milan do te kerkoja te merrja Icardin eshte nje sulmues fantastik – eshte shprehur Adriano Galliani live mbreme ne emisionin sportiv te Italia 1.

Per mundesine e nje rikthimi te Ibres te Milan Galliani eshte pergjigjur – Nuk mund te flas me shume pasi nuk jam drejtues te Milan por mund te them se nese Ibra eshte ne nje forme te mire fizike ja vlen ritkhimi tij, kam kujtime te bukura me Zlatan.

Ndersa per disa batuta me Ancelotti kujton dicka para finales se Stambollit – Benim stervitjen e fundit dhe Inzaghi nuk prekte as nje top. i thashe po sikur te luaj Gilardino me mire Carlo? U kthye dhe me tha – Po sikur Inzaghi te shenoje neser dy gola? Ancelotti eshte nje person fantastik. Kur Berlusconi kerkonte te luanim me dy sulmues me thoshte – Adriano duhet ti themi Silvios qe Kaka eshte sulmuesi dyte.. Carlo kishte aftesi qe cdo gje problematike ta kalonte me nje thjeshtesi te madhe..

Drejtuesit e sotem? Milan drejtohet nga njerez te afte ku Presidenti eshte dhe miku im, Gazidis e njoh qe ne kohen kur ishte te Arsenal, ndersa Maldini dhe Boban jane dy ikona kuqezi. Uroj qe Milan te rikthehet sa me shpejt por nuk eshte e drejte qe ish drejtues (Mirabelli) te peshtyjne ne pjaten ku kane ngrene..

Dinastia Maldini? Ka patur shume dinasti por qe babai te ngreje Champions ne Wembley me fanellen kuqezi dhe i biri ne Old Traford eshte dicka qe nuk perseritet kurre. Uroj qe dhe Daniele te kete fatin e tyre me fanellen kuqezi – eshte shprehur ish Administratori i Pergjithshem i Milan!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu