Galliani hyn për herë në shtëpinë e Interit: Kujt ia merrte mendja! Conte? Ja pse nuk erdhi te Milani

Adriano Galliani, administratori i Monza-s, foli me Sky Sport direkt nga qendra stërvitore e Interit, ku sot bardhekuqtë luajtën një ndeshje miqësore kundër zikaltërve:

“Është sigurisht një ndjenjë shumë e veçantë të jesh këtu. Kurrë nuk kisha hyrë në qendrën stërvitore të Interit kur isha te Milani.

Tani mund ta bëj me Monza dhe jam pritur shumë mirë nga të gjithë. U takova me Marotën 40 vjet më parë në një Monza-Varese në fillim të viteve ’80.

Conte? Kemi biseduar, por ishte një nga periudhat e ndërmjetme që në 2-3 vitet e fundit kanë bllokuar pak rritjen e Milanit. Nëse do të kishte ndodhur më parë, unë ndoshta do të isha në gjendje të përfundoja dashurinë time, pra duke e marrë te Milani!

Ai është një trajner i shkëlqyeshëm, ekipet e tij luajnë mirë. Urime Interit që e mori. Presidenti Berlusconi është një tifoz aq i madh sa ai më telefonoi në pushim për të zbuluar rezultatin e Monza-s.

Milani ishte e kaluara e tij e lavdishme, për të cilën nuk ka asnjë harresë, përfshirë edhe mua. Ëndrra jonë është ta sjellim Monza në Serie A për herë të parë, shpresojmë që këtë vit”.

Për Ibrahimovic: “Më kujtohet mirë kur u nisa për në Barcelonë 10 vjet më parë për të marrë Ibra! i jashtëzakonshëm në fushë dhe për ato që i jep ekipit në dhomat e zhveshjes.

Ibra është një totem, ai është i pavdekshëm. Nuk është vetëm merita e Ibra. i takon dhe Piolit që gjeti 4-2-3-1, pastaj erdhën disa lojtarë të mirë.

Pavarësisht se jam në qendrën stërvitore të Interit, unë vazhdoj të mbetem tifoz i Milanit sigurisht. Pas 31 vitesh nuk mund të ndryshosh flamurin”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu