Monza e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit po përgatitet për Serie B.
Ish-drejtuesit e Milanit duan të rigjejnë emocionet e Serie A me klubin e tyre të ri.
Ata po bëjnë afrime të rëndësishme, ndërsa së fundmi kanë afruar mbrojtësin Carlos Augusto Zopolato Neves nga skuadra e Corinthians.
Futbollisti ka luajtur dhe me skuadrën e Brazilit U-20 dhe pritet të jetë afrim i goditur.
Interesant është marrëveshja e arritur me klubin brazilian.
4 milionë euro do të paguajë Monza, ndërsa Corinthians do të përfitojë dhe 60% nga shuma që do të përfitohet nga shitja e ardhshme e futbollistit.
Çmenduri! Jo me kot Milani ka qene ne nivele te larta, pasi Galliani ishte strateg ne merkato.
TELEMEDIA.AL