
Milani vazhdon të ndjekë në merkato objektiva të arritshëm dhe pa u sforcuar: huazime me të drejtë blerje por edhe mundësi që financohen tani!
Pavarësisht se ka siguruar Tonali dhe Brahim Diaz, nuk lëshojnë për Matteo Pessina, i dëmtuar momentalisht. Mesfushori ofensiv në pronësi të Atalanta-s (Milani e futi në operacionin e blerjes së Andrea Conti) vlerësohet 20 mln euro pas super sezonit te Verona (35 ndeshje dhe 7 gola).
Por, ajo që ia vlen të theksohet është se Milani zotëron ende 50% të kartonit dhe në rast se do të futej në garë do ta blinte për vetëm 10 mln euro, por Maldini & Co duan ta ulin këtë shifër për të paguar shumë më pak: rreth 7 mln euro për vlerësim total 14 mln euro.

Kujtojmë që Pessina ishte goditje e Gallianit për 20 mijë euro nga Monza.