Calhanoglu befason në aeroportin e Stambollit! “Një ditë dua të luaj te Galatasaray, kam edhe tatoo…”

Hakan Calhanoglu, pas golit të shënuar dje në Firence që lejoi Milanin të mposhtë Fiorentinën, sot iu përgjigj thirrjes së Turqisë në funksion të ndeshjeve të radhës kualifikuese për Botërorin Katar 2022.

Me të mbërritur në aeroportin e Stambollit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, ai tha:

“Unë kam një tatuazh luani sepse kam qenë gjithmonë tifoz i Galatasaray. Nëse shpresoj të luaj një ditë për Galatasaray? Pse jo? Në të ardhmen do të më pëlqente shumë…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu