“Gabova që festova pa mbaruar! Kam ekip të fortë ndryshe pa Ibra, Kjaer dhe Bennacer nuk fiton”

“I thashë djemve se jemi një ekip i vërtetë. Cilësia më e mirë e këtij grupi është se ai përdor të gjitha situatat, madje edhe ato negative, për të provuar vlerën e tyre.

Ishte hera e parë që ne luajmë pa Kjaer, Bennacer dhe Ibra. Ata janë tre lojtarë shumë të rëndësishëm. Unë e përgëzova ekipin, ne duam të fitojmë çdo ndeshje, e dimë që nuk do të jetë e mundur, por ne duhet të kemi entuziazëm për t’u përballur me çdo ndeshje si finale”.

Stefano Pioli e nisi kështu intervistën e tij për “Sky Sport”. Trajneri i Milanit përgëzon ekipin e tij pas fitores së radhës dhe faktit se tashmë kjo skuadër edhe me mungesa di të përgjigjet në fushë.

Festa me Castillejo: “Për fat të mirë ata vrapojnë më shpejt se unë. Mendova se e kishim mbyllur ndeshjen, bëra një gabim. Fatkeqësisht, goli i pësuar na e bëri të vështirë.

Këto ndeshje janë më të vështirat, kemi ardhur nga Europa League, vetëm dje kemi përgatitur ndeshjen. Ne jemi një objektiv për shumë ekipe, është e drejtë të jemi të kënaqur dhe që djemtë të marrin komplimente”.

“Sot kishim një ekip shumë të ri në fushë, lojtarët vazhdojnë të më befasojnë me pjekurinë e tyre. Le të përpiqemi ta jetojmë mirë këtë moment, është e kotë të mendojmë shumë për të kaluarën ose të ardhmen, duhet të përpiqemi të insistojmë në situata që mund të na japin përparësi” .

Për mungesën e Ibra: “Të gjithë e dimë se sa Zlatan na ka bërë të rritemi, shpresojmë ta kemi atë në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, kështu edhe Kjaer.

Çdo lojtar i vetëm ka vendosur kontributin e tij për të na rritur. Sa më shumë të jemi aq më mirë. Pastaj pa lojtarë të fortë është e vështirë të fitojmë. Ne fitojmë sepse kemi lojtarë të fortë, por edhe ekipet e tjera i kanë dhe vuajmë në momente të caktuara”.

Për golat e pësuar: “Duhet të jemi më të kujdesshëm në goditjet standarte, paguajmë pak sepse nuk kemi shumë centimetra.

Për krahasimin me City dhe Guardiola: “Unë do të preferoja të kisha ca flokë më shumë se Pep (qesh). Ne përpiqemi t’i vendosim kundërshtarët tanë në vështirësi dhe të gjejmë sa më shumë zgjidhje. Secili kundërshtar paraqet vështirësi të ndryshme, ne duhet t’i përballojmë ato me cilësi”.

Për kundërshtarët në kampionat: “Skuadrat e forta po vijnë, ata janë atje. Ne po bëjmë një rrugë të jashtëzakonshme. Interi, Juve dhe Napoli janë skuadrat më të pajisura. Interi dhe Juventusi mund të konsiderohen favoritë, si dhe Napoli. Ne nuk duhet të mendojmë për këtë, të vazhdojmë të punojmë kështu dhe të rritemi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu