Fyerjet raciste ndaj Maignan, Juventusi identifikon tifozin dhe mer vendim!

Fyerjet raciste dhe fjalia “Negro” disa here ndaj Mike Maignan ka diktuar edhe shperthimin e gardianit francez.

Postimi i publikuar nga Mike Maignan pas Juventus-Milan, të dielën e kaluar, kishte lënë një ndjenjë të rëndësishme zemërimi tek opinion futbollistik në Itali.

Portieri francez i Milanit u bë “viktimë” e ofendimeve raciste gjatë nxemjes para ndeshjes dhe, ankesa e vetë lojtarit, ndihmoi në fillimin e “gjuetisë” për personin konkret.

Siç është raportuar nga ANSA, policia e Torinos ka të identifikuar tashmë individin fajtor për këtë sulm racist falë pamjeve të regjistruara nga kamerat e pranishme në stadiumin “Allianz”.

Bëhet fjalë për një punëtor dhe sindikalist nga Rovigo, i regjistruar te “Juventus Club Gaetano Scirea di Castagnaro” (Verona), i cili tashmë është përjashtuar përkohësisht nga ndeshjet e “Zonjës së Vjetër”.

Ishte vetë Juventusi që e identifikoi dhe denoncoi tifozin e vet për nxitje të urrejtjes racore dhe, kur të sqarohet përgjegjësia mbi këtë çështje, klubi do të jetë në gjendje të vendosë në mënyrë të pavarur mbi dëbimin e përhershëm të këtij tifozi nga stadiumi “Allianz”. 

Në të njëjtën kohë, Prokurori Federal nuk do të hapë asnjë dosje për të hetuar një episod që tashmë e ka fajtorin e identifikuar.

Maignan kishte shprehur gjithë krenarinë e tij për ngjyrën e lëkurës, duke u shfaqur si promovues i një fushate anti-raciste në Serie A: 

“Unë jam Mike, me lëkurë të zezë dhe krenar. Për sa kohë që mund ta themi zërin tonë për t’i ndryshuar gjërat, do ta bëjmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu